Please enter at least 3 characters.

Në pritje të klipit të ri nga Majk (Video)

2016/09/Majk.jpg

Reperi Majk ka paralajmëruar videoklipin e tij të ri, për të cilin shpreson që të vëhet një tjetër hit.

Kënga mban titullin “Kcen”, ndërsa këngëtari e ka publikuar edhe një pjesë të shkurtër të videos.

Në bazë të njoftimit, kënga do të publikohet të hënën në ora 19:00.

Klipi i ri vjen pas bashkëpunimit tejet të suksesshëm të Kastriot Rexhës me Getoar Selimin, “Ajo”, që ka kaluar shifrën prej 22 milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/