Please enter at least 3 characters.

Në Prilep u mbajt garë me biçikleta për nderë të Ditës së Kirilit dhe Metodit

2017/05/Cikleta-Prilep.jpg

Me rastin e Ditës së Kirilit dhe Metodit, në Prilep u organizua për të 12-tën herë me radhë gara tradicionale në çiklizëm ''Të gjithë me biçikleta'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rreth 300 pjesëmarrës morën pjesë në shtegun 20 kilometërsh të gjatë nga qendra e Prilepit. Qëllimi i garës është promovimi i biçikletës si mjet më ekologjik dhe më i pranueshëm për udhëtim që nuk e dëmton mjedisin jetësor./Telegrafi/