Please enter at least 3 characters.

Në një objekt banesor në Shkup, gjendjet i vdekur një i ri

2022/07/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Një person i gjinisë mashkullore dhe i moshës rreth 20-25 vjeçare është gjetur i vdekur dje në një objekt banesor në rrugën “Dane Krapçev” në Shkup.

Vdekjen e ka konfirmuar mjeku i Emergjencave Mjekësore.

Sipas informatave të MPB-së, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme - Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.