Please enter at least 3 characters.

Ndotja e ajrit në Gostivar është alarmante (Foto)

2016/01/ndotja-e-ajrit-shkakton-nj-euml-n-euml-tet-euml-vdekje_hd.jpg

Së fundmi, edhe në qytetin e Gostivarit do të dihet se sa është niveli i ndotjes së ajrit, apo siç e njohim si prania e grimcave PM10 në ajër.

Stacioni matës i vendosur para pak kohësh ka filluar që të jep të dhënat e para, të cilat duket se nuk janë edhe aq të kënaqshme.

Matja e mbrëmjes tregon një prani të lartë të grimcave PM10, që ka arritur deri më 474 grimca për për metër kub.

Ndryshe nga Gostivari, situata është e mirë në qytetin e Tetovës, ku matjet e fundit tregojnë një prani prej 68 të grimcave PM10 për metër kub.

Ndërsa në disa pika matëse në Shkup, ndotja e ajrit është si vijon: Gazi Baba - 69 PM10 për metër kub, Rektorati - 48 PM10 për metër kub, Karposhi - 52 PM10 për metër kub, Qendra - 39 PM10 për metër kub, si edhe Milladinoci - 115 PM10 për metër kub./Telegrafi/