Ndeshja Real Madrid - Salzburg mund të pezullohet
26/06/2025
Ndeshja e Kupës së Botës për Klube midis Real Madridit dhe RB Salzburgut rrezikon të pezullohet ose edhe të anulohet për shkak të kushteve të këqija të motit, raporton Marca.
Burimet thonë se ndeshja do të pezullohet menjëherë nëse ka një goditje rrufeje brenda një rrezeje prej 13 km nga stadiumi i Filadelfias.
Autoritetet tashmë po bëjnë plane për të evakuuar menjëherë tifozët dhe lojtarët nga stadiumi nëse ka stuhi.
Moti i keq ka shkaktuar disa vonesa në Kupën e Botës për Klube, që po zhvillohet aktualisht në Shtetet e Bashkuara, me valët e të nxehtit që kanë detyruar ndeshjet të ndërpriten për pushime freskuese. /Telegrafi/


