Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë në moshën 33-vjeçare trajneri kosovar Illmen Bajra

2023/12/412590878_897016639091205_6600792402471294723_n-e1703067586330.jpg

Ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare trajneri i basketbollit kosovar Illmen Bajra.

Bajra kishte punuar në disa skuadra kosovare si Bashkimi e Rahovecin, derisa ishte edhe ndihmës te KB Prizreni.

Suksesi më i madh i të ndjerit ishte titulli kampioni me KBF Bashkimi në vitin 2018.

Ai së fundmi punonte në skuadrën gjermane Bad Homburg si trajner.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar ish-skuadra e Bajrës KB Proton Cable Prizreni.

Njoftimi i plotë nga Proton Cable Prizreni:Para pak qastesh në moshën 33 vjeqare ka ndëruar jetë trajneri Illmen Bajra.Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit.Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin.Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit , ishte pjesë e përfaqësueses njëherit edhe gjysë sezone ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë.Thellësisht të pikëlluar do e kujtojm Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona. Pusho i qetë. /Telegrafi/