Please enter at least 3 characters.

​Ndërron jetë Ismet Osdautaj, zyrtar për informim i MASH-it

2021/03/156991971_10157778514926156_8155557110984986827_n-e1614889370723.jpg

Zyrtari për informim në Divizionin për Komunikim Publik në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Ismet Osdautaj ka ndërruar sot jetë.

Lajmin është bërë i ditur nga zyrtarja e kësaj ministrie, Besa Bytyqi

"Isa na iku. Plot 12 vjet punë në një zyrë me të, e kemi ndarë të mirën e të keqen dhe që në këto momente s’po më vjen asnjë fjalë që e përshkruan mjaftueshëm këtë burrë plot vlera. Ismet Osdautaj, të pushoftë në paqen e pasosur ai shpirt i madh", ka shkruar ajo në Facebook.