Ndaloi për karburant dhe fitoi gjysmë milioni dollarë - burri tregon çfarë ndodhi
21/08/2026
Një 64-vjeçar nga Michigan fitoi 500 mijë dollarë në lotari pas një ndalese të rastësishme për karburant gjatë kthimit nga pushimet.
Ai bleu disa bileta gërvishtëse pasi pa një klient tjetër duke blerë të tilla në arkë.
Kur i gërvishti në shtëpi, zbuloi se njëra prej tyre ishte fituese e çmimit të madh.
Burri tha se paratë do t’i përdorë për të siguruar më mirë pensionin dhe për të ndihmuar fëmijët e tij.


