Please enter at least 3 characters.

Ndalohet lëvizja e makinave të rënda në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

2017/04/Kamionë.jpg
4:"desk

Për shkak të reshjeve intensive të borës, është vendosur ndalesë për lëvizjen e makinave të rënda në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit.

NP "Rrugët e Maqedonisë" rekomandon përdorim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në makinat e lehta dhe autobusëve në këtë drejtim rrugor.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagura, por pa vështirësi të mëdha.

Rekomandohet vozitje e kujdesshme, respektim i sinjalizimeve rrugore dhe përshtatje e shpejtësisë së lëvizjes./Telegrafi/