Please enter at least 3 characters.

Natalie Portman kërkoi ndalimin e një personi që pretendon të jetë i lidhur telepatikisht me aktoren

2019/02/natalie-Portman.jpg
200:"MELBOURNE, AUSTRALIA - DECEMBER 01: Natalie Portman attends the NGV Gala 2018 at National Gallery of Victoria on December 1, 2018 in Melbourne, Australia. (Photo by Ryan Pierse/Getty Images for NGV)
20:"Getty Images for NGV

Natalie Portman ka raportuar në polici një person që po e ndiqte hap pas hapi kudo që shkonte.

Madje, mashkulli misterioz u shfaq para shtëpisë së aktores me pretendimin se janë të lidhur telepatikisht. Identiteti i mashkullit është i panjohur dhe po kërkon që t'i ndalet t'i afrohet aktores hollivudiane.

Njeriu e quajti veten "John Wick" dhe sipas informacioneve të transmetuara nga mediat e huaja, ai ka qëndruar disa herë para derës së aktores dhe nuk tha ku ka folur nëse dikush tjetër, pos bukuroshes është përgjigjur në interfon.

Ai i tha policisë se Natalie e kishte telefonuar përmes telefonit disa herë dhe se kishte ardhur nga Colorado në Los Angelos vetëm për ta takuar 37-vjeçaren.

Ai është dërguar pastaj në një ekzaminim psikologjik dhe i është ndalur afrimi me aktoren.

Gjatë hetimit, ai tregoi kartën e identitetit, duke zbuluar kështu se kush është në të vërtetë, por iu përgjigj të gjitha pyetjeve vetëm kur iu drejtuan me emrin John. Megjithatë, edhe atëherë përgjigjet i kishte të shkurtra dhe të ngadalta. /Telegrafi/