Napoli me sinjale serioze
31/08/2013
Marek Hamsik i kaloi mysafirët në epërsi pas asistimit të Lorenzo Insignes (13’), mirëpo Alberto Paloschi e barazoi rezultatin (24’), ndërsa asistues ishte Përparim Hetemaj.
Jose Callejon riktheu avantazhin e nënkampionit të Italisë kur u asistua nga Higuan (28’), porse përsëri aty ishte Paloschi për të barazuar (40’).
Mirëpo, në gjysmën e dytë napolitanët u angazhuan për të mos lëshuar pikë.
Marek Hamsik shënoi golin e dytë personal (64’), kurse Gonzalo Higuain vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.
Napoli gjendet në krye të Serie A me gjashtë pikë pas dy xhirosh. /Telegrafi/


