Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Me pakon e re fiskale përfitojnë ata me të ardhura të vogla dhe mesatare

2016/01/qeveria.jpg

Aplikimi i pakos së re fiskale do të sjellë përfitime për qytetarët me të ardhura të vogla dhe mesatare.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Sipas Mustafës, me këtë pako do të ruhet standardi i qytetarëve me të ardhura të vogla dhe të mesme.

Në mbledhjen e ekzekutivit kabineti qeveritar ka miratuar edhe projektligjin për shërbimin e jashtëm të Kosovës.

Ekzekutivi ka miratuar edhe një sërë propozim vendime të tjera.