Muçi gol, Rashica asistim - Trabzonspor dhe Besikas në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë
Dyshja shqiptare Milot Rashica e Ernest Muçi kanë qenë protagonist në kualifikimin e Besiktastit, respektivisht Trabzonsporit për në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë.
Besiktas ishte dominues ndaj Alanysapor për të triumfuar me rezultat 3-0, ku te goli i fundit kontribuoi Milot Rashica.
Anësori i Kosovës e gjeti për mrekulli Kokcu, i cili me një goditje të saktë e vulosi avancimin e Besiktasit për në fazën tjetër (86’).
Ndërkohë, fantastik ishte edhe sulmuesi shqiptar Ernest Muçi në fitoren e Trabzonsporit ndaj Samsunsporit pas penalltive.
Ylli shqiptar e gjuajti penalltinë e fitores, ku e mposhti portierin vendas për t’ia siguruar mysafirëve avancimin për në gjysmëfinale.
Përndryshe, Trabzonspor në gjysmëfinale do të përballet me Genclerbirligin./Telegrafi


