Please enter at least 3 characters.

Mrçela: Besoj se Maqedonia do t'i plotësojë udhëzimet e grupit GRECO

2016/05/Marin-Mrcela.jpg

Marin Mrçela, gjykatës në Gjykatën e Lartë të Kroacisë dhe kryetar i Grupit të shteteve kundër korrupsionit - GRECO, është i bindur se pushteti maqedonas do të bëjë gjithçka për të plotësuar udhëzimet e këtij grupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai pret që raporti i përparimit të dorëzohet më herët se afati i paraparë, që është 31 janari i vitit 2018, duke shtuar se plotësimi i udhëzimeve nuk bëhet që politikanët të kënaqen, por bëhen për të përmirësuar jetën e qytetarëve./Telegrafi/