Please enter at least 3 characters.

Mourinho tregon se çfarë i tha Sarri gjatë zënkës me asistentin e italianit

2018/10/Jose-MOurinho-Sarri.jpg
301:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 20: Jose Mourinho, Manager of Manchester United clashes with Maurizio Sarri, Manager of Chelsea during the Premier League match between Chelsea FC and Manchester United at Stamford Bridge on October 20, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Derbi mes Chesleat dhe Manchester Unitedit vazhdon të komentohet, por jo se ndeshja përfundoi 2-2 në fushën e blerë.

Pas golit të barazimit nga Ross Barkley, asistenti i Maurizio Sarrit, Marco Ianni, e teproi paska me festën e tij dhe kjo nuk i pëlqeu Jose Mourinhos.

E gjitha kjo në fund prodhoi një zënkë, por pa ndonjë përleshje fizike.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

"Nuk jam i mërzitur me asgjë", ka thënë Mourinho pas ndeshjes.

"Sarri ishte personi i parë që mu afrua dhe më tha se ai të zgjidhte menjëherë gjithë këtë më asistentin e tij".

"Më pas asistenti erdhi tek unë dhe më kërkoi falje, i thash se do ta pranoja nëse ai e ka më të vërtetë".

"I thash që ta harrojë pasi edhe unë bëjë gabime. Ai ka kërkuar falje dhe tashmë e gjitha kjo ka përfunduar", shtoi Mourinho. /Telegrafi/