Please enter at least 3 characters.

Mourinho e kritikon hapur Pogban para bashkëlojtarëve, ia heq edhe shiritin e kapitenit

2018/04/Jose-Mourinho-Pogba.jpg
174:"during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Sevilla FC and Manchester United at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on February 21, 2018 in Seville, Spain.
13:"Aitor Alcalde

Paul Pogba është gjithnjë e më larg Manchester Unitedit, pasi sipas lajmeve të fundit nga Anglia, Jose Mourinho ia ka hequr edhe shiritin e kapitenit.

Sipas The Times dhe burimeve të tjera të tjera në Angli këtë mbrëmje, Mourinho i tha Pogba se ai kurrë nuk do të mbante në dorën shiritin e kapitenit në Old Trafford.

Për t'i bërë gjërat edhe më keq, ai supozohet se lajmin ia ka transmetuar para shokëve të tij në dhomën e zhveshjes.

Paul Pogba (Foto: Twitter/Paul Pogba)

Pogba ka mbajtur tri herë shiritin e kapitenit tek United kur Antonio Valencia nuk ka qenë në gjendje të luajë.

Kanë filluar edhe fjalët se ai do të largohet shumë shpejt nga klubi anglez.

Më të interesuarit mbeten Juventusi.

Paul Pogba si lojtar i Juves (Foto: Getty Images)

Italianët kanë një problem me Paulo Dybalan që nuk po gjen vend në Juventus.

Mundësia e një shkëmbimi të drejtpërdrejtë midis La Joya dhe Pogba është shumë e madhe. /Telegrafi/