")
Please enter at least 3 characters.

Moti sot, shi dhe borë

2021/10/Moti-Koha-me-shi-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me shi dhe temperatura të ulëta.

IHK njofton se në viset e larta parashihet të bie borë, derisa në viset e ulëta parashihet të bie shi dhe borë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s. /Telegrafi/