Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, dhe në vende përgjatë Vardarit herë pas here erë e fortë nga veriu, e cila herë pas here do të arrijë shpejtësinë prej 40 km/orë.
Pasdite, veçanërisht në pjesët veriore, do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima të rralla.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 33 deri në 40 gradë.
Në Shkup, me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 39 gradë.
Gjatë fundjavës dhe gjatë javës së ardhshme, do të mbetet mot me diell dhe shumë i ngrohtë me paraqitje të vranësirave të lehta deri në mesatare gjatë ditës. Pasdite, do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla.


