Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

2024/08/diell-1.jpg

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperaturat minimale do të jenë në intervalin 8 deri në 17 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë 27 deri në 34 gradë.

Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Temperaturat minimale do të zbresin në 16 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë 33 gradë.

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare do të mbetet të mërkurën. Nga e enjtja deri të dielën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shira lokalë të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura e ditës do të ulet gradualisht.