Please enter at least 3 characters.

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme

2020/05/jhs1-mot-i-ftohte-dhe-me-vranesira.jpg

Mbi vendin tonë java e ardhshme do të fillojë me mot jo stabil, vranësira, rreze dielli por edhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo situatë e motit do të stabilizohet nga dita e mërkurë duke mundësuar mot stabil dhe relativisht të nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-30 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, shpejtësia e së cilës në Dukagjin mund të arrijë deri 14 m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, shpejtësia e erës mund të arrijë deri 9 m/s. /Telegrafi/