Please enter at least 3 characters.

Molliqaj tregon kush janë argatët e SHIK-ut dhe Serbisë në Kosovë

2017/01/Dardan-Molliqaj-165161561-1200x630.jpg

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj nëpërmjet një statusi në Facebook ka akuzuar dy partitë në pushtet PDK-në dhe LDK-në se po dëmtojnë interesat e Kosovës.

Molliqaj akuzon PDK-në se nuk e votuan reciprocitetin me Serbinë. Ndërsa LDK-në se nuk po i japin nënshkrimet për ta hetuar SHIK-un.

Statusi i Molliqajt në Facebook:"PDK-ja na thonë që jemi pjellë e Serbisë. Ndërsa dje, sikurse edhe shumë herë më parë, nuk votuan për reciprocitet me Serbinë por e vazhduan nënshtrimin e vendit tonë ndaj saj.LDK-ja na thonë që jemi pjellë e SHIK-ut. Në anën tjetër janë në koalicion me SHIK-un, dhe e kanë bërë kryeparlamentar Kadri Veselin e president Hashim Thaçin.Ashtu sikur që deputetët e LDK-së nuk na i japin nënshkrimet për ta hetuar SHIK-un, as PDK-ja nuk na i jep votat për reciprocitet me Serbinë.Po shihet qartë kush janë argatët e SHIK-ut dhe Serbisë në Parlamentin e Kosovës", ka shkruar Molliqaj. /Telegrafi/