Please enter at least 3 characters.

Modric: Është e mundur ta përfundoj karrierën në MLS

2018/04/Luka-Modric-Real-Madrid.jpg
263:"MADRID, SPAIN - APRIL 11: Luka Modric of Real Madrid warms up prior to the UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match between Real Madrid and Juventus at Estadio Santiago Bernabeu on April 11, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Luka Modric ka pranuar se është e mundur që ai të përfundojë karrierën e tij në Major League Soccer të Shteteve të Bashkuara.

Mesfushori kroat ka luajtur për Los Blancos që nga transferimi i tij nga Tottenham në vitin 2012 dhe kontrata e tij në Bernabeu vlen deri në qershor të vitit 2020.

Megjithatë, gjatë muajit të fundit ka pasur zëra që Modric mund të largohet në verë nga Los Blancos dhe pak a shumë këto zëra i ka konfirmuar edhe vet kroati.

"Ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë", ka thënë fillimisht Modric për STV Sport, citohet ESPN FC.

Luka Modric (Getty Images)

"Kam ende dy vite më shumë në kontratën time me Real Madridin, jam i lumtur".

"Gjithmonë thosha se do të doja të përfundoja karrierën time në Madrid nëse është e mundur. Por nëse jo, ndoshta unë mund të shoh veten time (në SHBA)".

"Ai (Zlatan) ishte një lojtar i madh në Evropë, 10-20 vitet e fundit, një nga sulmuesit më të mirë. Është vendimi i tij, i uroj atij të gjitha më të mirat dhe shpresoj se ai do ta shijojë futbollin atje".

"Do të doja të qëndronte pak më shumë në futboll për ta parë atë, për të parë magjinë e tij në vitet e fundit dhe ne do të shohim, por i uroj atij gjithçka më të mirë në të ardhmen", përfundoi kroati. /Telegrafi/