Modeli i xhaketave dhe printi i katrorëve, të pashmangshme për këtë vjeshtë (Foto)
13/10/2018
Nuk është një trend tërësisht novator, por do të bëjë namin këtë vjeshtë. Frymëzuar nga vitet ’80, shtëpitë e modës kanë rikthyer pas thuajse katër dekadash, copën e leshtë skoceze, të njohur ndryshe në botën e modës si tartan!
Kjo copë mund t’ju veshë nga koka te këmbët, por sot do të përmbledhim disa ide si mund të vishni xhaketën tartan, në të gjitha modelet, prerjet apo ngjyrat!
Ndonëse versioni më i famshëm është ai me ngjyrë të gjelbër e të kaltër, por prej vitesh kanë prodhuar më shumë se pesëmijë variante të kësaj cohe!


