Please enter at least 3 characters.

Mjekët në protestë, kërkojnë më shumë respekt

2016/11/Protesta-e-mjekëve.jpg

Mjekët e spitalit ''8 shtatori'' në Shkup kanë dalë në protestë para spitalit duke kërkuar që të respektohet puna e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Protesta është paralajmëruar se do të zgjasë deri në ora 14, duke filluar nga ora 13.

Numri i mjekëve është relativisht i madh, ku rreth 200 mjekë kërkojnë më shumë respekt nga shteti.

''Ne kërkojmë respekt ndaj profesionit tonë. Nuk mundet që secili t'i kërcënohet mjekut duke e ofenduar. Kjo praktikë nuk durohet më dhe sa vjen e përkeqësohet'' thotë drejtori i spitalit Sasho Stojçev, i cili i mbështet protestat e mjekëve./Telegrafi/