Please enter at least 3 characters.

Mish viçi me oriz basmati, quinoa dhe amaranth

2019/05/aaaaa.jpg

Një recetë shumë e shëndetshme për të kënaqur shijet e të gjithëve

Lexoni recetën e mëposhtme për të mësuar përbërësit e tjerë.

Përbërësit:- 500 g mish viçi,- 200 g oriz basmati (ngjyrë kafeje)- 100 g quinoa të kuqe,- 50 g amaranth,- 1-2 karota,- 1 qepë,- 2 thelpinj hudhre,- 1 domate,- pak yndyrë,- një lugë e vogël kripë Himalaje- pak perime erëzash,- pak piper të bardhë dhe piper të zi.Përgatitja:

Në vaj ulliri fërgoni qepën dhe thelpinjtë e grirë. Shtoni mishin e grirë të viçit, kripën, piperin dhe erëzat e perimeve.

Fërgoni pak (afro 10 minuta), shtoni pak ujë (cca 2 dcl) dhe fërgoni derisa mishi i viçit të zbutet.

Shtoni ujë dhe qitni orizin, quinoan e kuqe dhe amaranthin.

Fërgoni derisa orizi, quinoa dhe amaranthi të zihen (cca 20-n30 min).

Në fund qitni domaten e qëruar dhe të grirë.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.