Miratohet drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian për 2024-2028
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, vazhdoi raportimin në Komisionin për Integrim Evropian, pas mbledhjes së zhvilluar të enjten e javës së kaluar.
Në rendin e ditës ishte shqyrtimi i draftit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) për periudhën 2024-2028, përmbajtjen e të cilit e prezantoi zëvendëskryeministri në fjalën hyrëse të tij.
"Programi përmban 3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së dhe bart në total 306 masa, prej të cilave 105 masa legjislative, 38 projektligje dhe 3 marrëveshje ndërkombëtare; 64 akte nënligjore dhe 201 masa zbatuese. Buxheti për zbatimin e Programit është gjithsej 56,043,856 euro, prej të cilave nga buxheti shtetëror do të ndahen 22,608,860 euro dhe nga partnerët zhvillimorë/donatorët – 33,434,996 euro", thuhet në njoftim.
Drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028, u miratua nga Komisioni për Integrim Evropian dhe i njëjti do të kalojë më tej për miratim në Kuvend.
Fjala e plotë e Bislimit:Në vijim më lejoni të prezantoj para jush Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028, të miratuar nga Qeveria më 2 prill.Përmbajtja e Programit:· 3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe përafrimin e legjislacionit me acquis;Përmbajtja e Programit:· 306 masa:o 105 masa legjislative:§ 38 projektligje dhe 3 marrëveshje ndërkombëtare;§ 64 akte nënligjore;o 201 masa zbatuese.Buxheti për zbatimin e Programit:· Gjithsej 56,043,856 euro:o Nga buxheti shtetëror – 22,608,860 euro;o Nga partnerët zhvillimorë/donatorët – 33,434,996 euro;o Derisa për këtë dokument nuk ka vakum buxhetor.Masat afatshkurtra janë të ndërlidhura dhe në harmoni me:· Konkluzionet e strukturave institucionale të MSA-së;· Programin për Reforma Ekonomike 2024 - 2026;· Planin Kombëtar për Zhvillim, dhe· Programin Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024.Meqë janë me rëndësi për punën e Kuvendit, në PKIE janë planifikuar këto projektligje (përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare) për këtë vit:· PL për plotësim-ndryshim të ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimi i tyre me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, faza e tretë;· PL për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura;· PL për inspektimin e përputhshmërisë së produkteve;· PL për prokurimin publik (plotësim-ndryshim);· PL për partneritetin publiko-privat (plotësim-ndryshim);· PL për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim (plotësim-ndryshim);· PL për shoqëritë tregtare;· PL për ndihmën shtetërore (plotësim-ndryshim);· PL për bankat;· PL për komunikimet elektronike;· PL për agroturizëm;· PL për tokën bujqësore;· PL për veterinarinë;· PL për peshkatarinë dhe akua-kulturën;· PL për automjete;· PL për patentë shofer;· PL për hekurudha;· PL për transportin rrugor;· PL për transportin e mallrave të rrezikshme;· PL për siguri hekurudhore;· PL për energji;· PL për energjinë elektrike;· PL për Rregullatorin e Energjisë;· PL për efiçiencën e energjisë;· PL për të drejtën në gjykim brenda kohës së arsyeshme;· PL për Gjykatën Administrative;· PL për plotësim-ndryshim të ligjit për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve;· PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për të huajt;· PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për armë;· PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e infrastrukturës kritike;· Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Francën;· Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Suedinë;· Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Italinë;· PL për veprimtari kërkimore shkencore, inovacion dhe transfer të dijes dhe teknologjisë;· PL për mbrojtjen e mjedisit;· PL për menaxhimin e resurseve ujore;· PL për mbrojtjen e natyrës;· PL për inspektimin në fushën e mjedisit, ujërave, natyrës, planifikimit hapësinor, ndërtimit dhe banimit;· PL për pajisje dhe produktet medicinale;· PL për kontrollin e duhanit;· PL për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës (plotësim-ndryshim).Tani më lejoni të prezantoj disa nga reformat e tjera kyçe të cilat janë paraparë për tri blloqet e përmendura:Tek kriteret politike, është fjala për:· Legjislacioni dhe politikat kornizë për Reformën e Administratës Publike;· Reduktimi i barrës administrative;· Racionalizimi i agjencive;· Avancimi i politikave dhe legjislacionit tek qeverisja lokale;· Avancimi reformave në fushën e politikës së jashtme me atë të BE-së (në kapitullin 31).Tek kriteret ekonomike:· Zbatimi i Strategjisë dhe PV për Reforma të Menaxhimit të Financave Publike 2022-2026;· Luftimi i ekonomisë informale.Ndërkaq tek standardet evropiane, lista është më e gjatë:· Reformat legjislative në fushën e prokurimit publik dhe atij publiko-privat;· Reformat legjislative në fushën inspektimeve;· Reformat legjislative në fushën sektorit bankar;· Reformat në fushën e lëvizjes së lirë të kapitalit dhe shërbimeve financiare si dhe zbatimi në praktikë i tyre;· Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore, si dhe zbatimi në praktikë;· Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e bujqësisë dhe agro-turizmit dhe veterinës;· Reformat legjislative dhe të politikave në fushën, transportit dhe rrjeteve trans-Evropiane, TIK-ut, si dhe zbatimi dhe ngritja e kapaciteteve institucionale në këtë fushë;· Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e energjisë dhe zbatimi i tyre, në përputhje me agjendën e de-karbonizimit;· Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e mjedisit, ujërave dhe mbeturinave;· Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e shëndetit publik dhe mbrojtjes së konsumatorit;· Reformat e politikave dhe ato institucionale në fushën e të drejtës së kompanive, ndërmarrjeve dhe industrisë me fokus në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për investitorë dhe ndërmarrje të tjera, si dhe forcimin e konkurrueshmërisë në treg si brenda vendit ashtu dhe më tej;· Reformat legjislative dhe të politikave fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, me përqendrim në funksionimin e institucioneve, sistemit të drejtësisë, profesioneve të lira te drejtësisë, të drejtave themelore, mediave, barazisë gjinore, të drejtave të pakicave, dhe mbrojtjes së të dhënave personale;· Reforma legjislative dhe të politikave në fushën e punëve te brendshme me fokus në mbikëqyrjen e kufirit, azilin dhe migracionin, rendin publik dhe bashkëpunimin policor, sigurinë kibernetike si dhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe juridike;· Reforma legjislative dhe të politikave te fusha e punëve te brendshme me fokus në luftimin e shpëlarjes së parave, financimin e terrorizmit dhe luftimin e narkotikëve;· Përmirësimi i politikave dhe i zbatimit të tyre në fushën e arsimit, shkencës dhe hulumtimeve shkencore;· Avancimi i politikave dhe zbatimi i tyre te fusha e kontrollit financiar e të tjera.Pra, kjo ishte një paraqitje e shkurtër e përmbajtjes së Programit Kombëtar për Integrim Evropian për periudhën 2024-2028.Të nderuar deputetë,Ju kisha lutur që këtë Program ta miratoni dhe ta procedoni për miratim në seancën plenare të Kuvendit./Telegrafi/


