Please enter at least 3 characters.

“Miqësi e pazakontë”: Një qen luan me një peshkaqen në plazh

2023/08/1e4f1c8e-f0c7-46e3-8b86-eff37570ed1f.jpg

Qentë janë ndër kafshët më sociale dhe dëshira e tyre për të bërë miq ndonjëherë nuk njeh kufij.

Dëshmia e vërtetë për këtë është qeni i përdoruesit të TikTok @kalalakoala02, i cili u miqësua me një peshkaqen në plazh.

Në video, ne mund të shohim se si peshkaqeni i vogël noton në cekëtinë në Hawaii dhe qeni vrapon pas tij.

Pronarja e qenit ka shkruar se ishte e kujdesshme gjatë gjithë kohës që të mos i ndodhte diçka qenit të saj apo peshkaqenit.

Videoja u bë shpejt virale dhe aktualisht ka më shumë se 5.4 milionë shikime dhe disa mijëra komente. /Telegrafi/