Please enter at least 3 characters.

Ministria e Kulturës do të hetojë harxhimet nga kartelat zyrtare të funksionarëve të kaluar

2017/06/Ministria-e-Kulturës-me-llogo-e1498034955184.jpg

Departamenti për revizion të brendshëm pranë Ministrisë së Kulturës në mënyrë të detajuar do ta hetojë harxhimin e mjeteve nga kartekat zyrtare prej vitit 2011 e deri tani.

Nëse konformohen lëshime dhe parregullsi, për to do të njoftohen organet kompetente, të cilat janë të obliguara për veprim të mëtejshëm dhe ngritjen e procedurave adekuate kundër të gjithë personave të involvuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Kulturës thonë se paralajmërimi për hetim të hollësishëm të harxhimeve është pjesë e aktiviteteve konkrete të Ministrisë së Kulturës, pasi janë publikuar informata të karakterit publik për harxhimet përmes kartelave zyrtare të bartësve të funksioneve më të larta në strukturat e këtij resori nga viti 2011 deri tani.

"Veçmë po ndërmerren aktivitete konkrete për konfirmimin e mënyrës, në të cilat janë shfrytëzuar kartela nga ana e funksionarëve dhe të gjithë personave të autorizuar nga kabinetet e tyre në këtë resor për këtë periudhë. Do të donim të përkujtojmë opinionin se kartelat zyrtare u janë ndarë funksionarëve për harxhime lidhur ekskluzivisht me aktivitetet e tyre zyrtare dhe nevojat në rast kur kjo është me të vërtetë e paanulueshme, e jo për nevoja dhe harxhime personale", thonë nga Ministria e Kulturës./Telegrafi/