Please enter at least 3 characters.

Milani tenton transferimin e anglezit Reiss Nelson

2023/06/Reiss-Nelson.jpg
224:"LONDON, ENGLAND - MAY 28: Reiss Nelson of Arsneal during the Premier League match between Arsenal FC and Wolverhampton Wanderers at Emirates Stadium on May 28, 2023 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani është duke kërkuar një sulmues për krahun e djathtë për sezonin e ri.

Disa emra janë në listën e Rossonerëve, por duket se prioritet është transferimi i anglezit Reiss Nelson.

Nelson u rikthye te Arsenali pas një huazimi te Feyenoord dhe nuk pati shumë hapësira, por në ndeshjet e fundit ku luajti ai bëri mirë duke shënuar tre gola e duke asistuar në dy të tjerë.

23-vjeçarit i ka skaduar kontrata me Arsenalin dhe ai më 30 qershor mbetet një futbollist i lirë.

Por vet anglezi ka gjetur marrëveshje për kontratën e re me Topçinjtë edhe pse ende nuk është nënshkruar ajo dhe Milani po tenton ta transferojë Nelsonin në San Siro.

Sulmuesi anësorë ka kontratën e re në tavolinë me Arsenalin, por ai ka kërkuar kohë për t'i vlerësuar të gjitha ofertat, pasi edhe Aston Villa, West Ham United, Brighton dhe Fulham kanë shprehur interesim për të.

Gjithsesi Calciomercato ka raportuar se Rossonerët tanimë i kanë bërë një ofertë anglezit dhe po presin përgjigjen e tij. /Telegrafi/