Milani rivalizon Interin në garën për transferimin e Rasmus Hojlund
18/07/2025
Pas muajsh spekulimesh me Interin, tani sulmuesi i Manchester United, Rasmus Hojlund, është në shënjestrën e rivalëve të qytetit, Milan. Sipas ekspertit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, ‘Rossonerët’ kanë kontaktuar Manchester United në 24 orët e fundit për të pyetur mbi disponueshmërinë e Hojlund.Për një kohë të gjatë ai ishte përfolur për një kalim te Interi, por zikaltrit tashmë e kanë lënë pas këtë pistë, pasi kanë siguruar shërbimet e Ange-Yoan Bonny nga Parma dhe po besojnë gjithashtu te lojtari i të rinjve, Pio Esposito.Nuk është sekret që Milani po kërkon një sulmues qendror të fuqishëm për trajnerin e ri Max Allegri, dhe Hojlund i përmbush të gjitha kriteret.


