Please enter at least 3 characters.

Milani ka tre sulmues të rinj në listë për sezonin e ri, në mesin e tyre edhe Armando Broja

2022/09/GetPaidStock.com-632c3abdd5d53.jpg
308:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 14: Armando Broja of Chelsea is challenged by Strahinja Pavlovic of Red Bull Salzburg during the UEFA Champions League group E match between Chelsea FC and FC Salzburg at Stamford Bridge on September 14, 2022 in London, England. (Photo by Darren Walsh/Chelsea FC via Getty Images)
27:"Chelsea FC via Getty Images

Milani synon që ta përforcojë repartin ofensivë për sezonin e ri.

Gjiganti italian ka në radhët e veta Zlatan Ibrhaimovic dhe Olivier Giroud të cilëve iu skadon kontrata pas një viti, derisa Divock Origi nuk i ka arritur pritshmëritë.

Kësisoj kampioni në fuqi i Italisë po kërkon një sulmues për të ardhmen dhe ka tre emra në listë.

Rasmus Hojlund i Atalantës është duke u përcjell me vëmendje nga Rossonerët, me lojtarin danez që këtë vit iu bashkua bergamaskëve.

Ndërkohë në listën e Milanit është edhe sensacioni i këtij viti te Ajaxi, Mohammed Kudus që ka shënuar shtatë gola në 10 ndeshje.

Në listën e kuqezinjve ndodhet edhe ylli shqiptar Armando Broja.

21-vjeçari nuk po ka hapësira të mëdha te Chelsea dhe mund të largohet pas një viti, derisa londinezët e vlerësojnë atë mbi 30 milionë euro.

Kujtojmë që gjatë verës Chelsea ka refuzuar ofertat nga West Ham United, Everton, Newcastle United e Southampton për sulmuesin shqiptar. /Telegrafi/