Please enter at least 3 characters.

Milani dhe Torino ndahen në paqe, nuk ka gola në San Siro

2018/12/MilanTorino-1.jpg
270:"MILAN, ITALY - DECEMBER 09: Gonzalo Higuain of AC Milan competes for the ball with Nicolas Nkoulou of Torino FC during the Serie A match between AC Milan and Torino FC at Stadio Giuseppe Meazza on December 9, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani dhe Torino kanë luajtur pa gola në ndeshjen e javës së 15-të në kampionatin italian.

Iago Falque dhe Andrea Belotti i patën rastet më të mira për mysafirët në pjesën e parë, por nuk arritën t'i konkretizojnë.

Në fund të gjysmës së parë, me ndihmën e VAR-it, gjyqtari Daniele Orsato vendosi të mos jepte penallti në favor të Rossonerëve, për dyshimin e prekjes së topit me dorë në zonën e Torinos.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

As në fraksionin e dytë të lojës, skuadrat nuk ia dolën të shënonin, ashtu që u desh të pajtohen me nga një pikë.

Ky barazim e lë Milanin në vend të katërt në tabelë, me një pik ëmë shumë se Lazio që ndodhet një pozitë më poshtë. Vendi i tretë që mbahet nga Interi është tri pikë larg.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Torino është në vend të gjashtë në tabelë dhe numëron 22 pikë nga pesë fitore, shtatë barazime dhe tri humbje.

Në javën e ardhshme, Milani do të luajë si mysafir i Bolognas dhe do të përpiqet t'i kthehet fitores.

Nga ana tjetër, Torino në xhiron e 16-të luan derbin lokal kundër Juventusit. /Telegrafi/