Please enter at least 3 characters.

Mickoski-Palmer: Bisedohet për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë

2019/10/sredba-Mickoski-Palmer-3-960x540-e1572462899928.jpg

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski sot u takua me zv. ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane, Matthew Palmer.

Në takim u bisedua për situatën aktuale politike, rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara, si dhe nevojën për të arritur qëllimet strategjike për përparimin në proceset e integrimit të vendit.

Mickoski theksoi se ai është për marrëdhënie dhe bashkëpunim intensiv me Shtetet e Bashkuara për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, duke siguruar stabilitetin dhe zhvillimin e proceseve.

Mickoski theksoi se Maqedonia duhet të vendoset në hapa të shpejtë rrugën për anëtarësimin në BE përmes reformave serioze gjithëpërfshirëse./Telegrafi/