Mickoski kërkon që ekspertët të propozojnë Ligjin për Prokurorinë
Prokuroria hesht për rastet e lidhura me krimin, ndërsa pushteti po mundohet të shtyjë ligj para zgjedhjeve, interesat e të cilëve janë që të mbrohen pas zgjedhjeve. Nga e para pushteti po e shtynë vendin në një rrugë qore, me qëllim që të mos lejohet zgjidhje që do të sjell prokurorinë e pavarur, deklaroi sot lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Dhe i gjithë rrëfimi i rremë i qeverisë për motivet e opozitës u shua, sepse ekspertët dhe profesorët e fakultetit juridik konfirmuan se ekziston një zgjidhje e keqe ligjore në tryezë", tha Mickoski.
Ai tha se nevojitet një zgjidhje ligjore cilësore, dhe jo si ajo që po shtynë pushteti.
"Prandaj, për OBRM-PDUKM-në, në mënyrë që të mos skllavërojë kotësinë e disa ministrave dhe frikën e përgjegjësisë të Zaevit, është një zgjidhje e pranueshme ligjore që do të hartohet dhe do të rezultojë nga opinioni i ekspertëve e cila ishte kyçt në debatin publik", tha Mickoski./Telegrafi/


