"Michael" kalon një miliard dollarë të ardhura dhe bëhet filmi biografik më i suksesshëm në historinë e kinemave
Filmi "Michael" është bërë filmi më i suksesshëm në historinë e Lionsgate dhe i pari i kësaj studioje që ka kaluar kufirin e 1 miliard dollarëve, që është rreth 876 milionë.
Para këtij filmi, rekordet e Lionsgate i mbanin "The Hunger Games: Catching Fire" me rreth 758 milionë euro dhe "The Twilight Saga: Breaking Dawn – Part 2" me rreth 745 milionë euro.
Lionsgate e ka prodhuar filmin dhe e ka shpërndarë në Amerikën e Veriut, ndërsa Universal është kujdesur për shpërndarjen ndërkombëtare.
Presidenti i Lionsgate Motion Picture Group, Adam Fogelson, deklaroi se publiku e ka përqafuar filmin që nga dita e parë, duke e kthyer atë në një fenomen kulturor global dhe duke dëshmuar popullaritetin e vazhdueshëm të Michael Jackson dhe fuqinë e përvojës së shikimit të filmave në kinema.
"Michael" është një nga filmat e rrallë që kanë kaluar kufirin e 876 milionë eurove në vitin 2026.
Para tij, këtë sukses e arriti filmi i Universal "Super Mario Galaxy Movie", me rreth 883 milionë euro.
Ndërkohë, filmi i Disney "Toy Story 5" ka arkëtuar deri tani rreth 770 milionë euro dhe pritet të bëhet filmi i tretë që e kalon këtë shifër gjatë këtij viti.
Filmi është drejtuar nga Antoine Fuqua dhe tregon jetën e Michael Jackson, nga periudha me grupin Jackson 5 deri te ngritja e tij si "Mbreti i Popit".
Rolin kryesor e luan Jaafar Jackson, kushëriri i këngëtarit, derisa Colman Domingo dhe Nia Long interpretojnë prindërit e tij, Joe dhe Katherine.
Sipas raportimeve, Lionsgate pritet të miratojë të paktën edhe një film tjetër mbi jetën e Michael Jackson. /Telegrafi/


