Please enter at least 3 characters.

Meta adhuron thënien e Presidentit Trump: Nuk ka demokraci pa sovranitet

2019/09/meta-trump.jpg

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shpërndau një pjesë të fjalimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ndër të tjera, Presidenti Meta veçoi një thënie të Presidentit Trump, ndaj së cilës shfaqi adhurim.

“Të dashur miq, e adhuroj këtë thënie të presidentit Trump, “Nuk ka DEMOKRACI, pa SOVRANITET”, shkroi Meta në në Facebook.

Presidenti Trump në fjalimin që mbajti në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, tha se e ardhmja është e patriotëve jo e globalistëve.

Ky qëndrim i tij, është ripostuar nga Presidenti Meta edhe me video. /Telegrafi/