Please enter at least 3 characters.

Mësohet paga e Thomas Tuchel si përzgjedhës i Anglisë

2024/10/20241610-800-bullingham-tuchel-press.jpg

Anglia do t'i paguajë Thomas Tuchelit një pagë vjetore prej 6 milionë euro, një pagë më e vogël në krahasim me atë që kishte te Bayern Munich. Largimi i Tuchel nga Bayern Munich u konfirmua në shkurt, por ai qëndroi për pjesën tjetër të sezonit pa ekip edhe pse kishte oferta.Aktualisht, Manchester United ishte i interesuar për ish-trajnerin e Chelseat, por Anglia fitoi garën për të kapur fituesin e Ligës së Kampionëve.

FA e joshi Tuchelin në rolin e tij të parë si përzgjedhës kombëtareje, ndërsa i ofroi një pagë vjetore prej 6 milionë euro, shkruan Florian Plettenberg i Sky Sport.Trajneri 51-vjeçar ishte ende nën kontratë me Bayern Munich deri në qershor 2025, por tani do të ndërpresë marrëveshjen e tij për të marrë drejtimin e Anglisë nga janari. /Telegrafi/