Mes zjarreve që kanë përfshirë Francën, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz shijojnë pushimet
Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, kanë vendosur të kalojnë pushimet në jug të Francës, pavarësisht se rajoni po përballet me zjarre të mëdha që kanë përfshirë zonën.
Çifti mbërriti në aeroportin e Nicës, qytet ku kumbari i Brooklynit, Elton John, zotëron një vilë.
Një udhëtar që ndodhej në aeroport përshkroi edhe sjelljen e tyre gjatë mbërritjes.
"Brooklyni dukej paksa nervoz dhe vazhdimisht shikonte përreth, ndërsa Nicola dukej më e qetë dhe e relaksuar. Shumë njerëz i njohën dhe i shikonin teksa kalonin nëpër terminalin e mbërritjeve", tha burimi për The Sun.
Pas mbërritjes, Nicola ndau në rrjetet sociale disa fotografi me lule të ndriçuara nga dielli, pa bërë komente për situatën në zonë.
Vizita e tyre në Nicë vjen në një kohë kur pjesë të mëdha të Francës janë goditur nga zjarre të fuqishme.
Sipas raportimeve, për shkak të zjarreve në Francë dhe Spanjë janë evakuuar mbi 300 mijë persona.
Zjarrfikësit kanë paralajmëruar se flakët janë të paparashikueshme dhe të pakontrollueshme, duke krijuar edhe erëra të forta që e bëjnë edhe më të vështirë shuarjen e tyre. /Telegrafi/


