Please enter at least 3 characters.

Mes familjes dhe miqve, Bonnie Tyler i jepet lamtumira e fundit

Familja e këngëtares së njohur uellsiane, Bonnie Tyler, emri i vërtetë Gaynor Sullivan, u mblodh sot për ceremoninë e varrimit të saj, një muaj pas vdekjes së saj në moshën 75-vjeçare.

Ceremonia u zhvillua në Swansea, qytetin e saj të lindjes, ndërsa bashkëshorti i saj, Robert Sullivan, udhëhoqi familjarët pas arkivolit.

Para kishës u vendosën kurora me lule, përfshirë një dedikim me titullin e këngës së saj më të famshme, “Total Eclipse of the Heart”.

Foto: Getty Images

Në ceremoninë përkujtimore u luajtën disa prej këngëve të saj, teksa kori uellsian 'Only Men Aloud' interpretoi “Bridge Over Troubled Water” dhe “Total Eclipse of the Heart”.

Familjarët e përshkruan Bonnie-n si një grua të ngrohtë, bujare dhe të veçantë.Familja kërkoi që në vend të luleve të bëheshin donacione për dy organizata bamirësie në Uells.

Foto: Getty Images

Bonnie ndërroi jetë në një spital në Faro të Portugalisë, ku jetonte prej vitesh me bashkëshortin.

Ajo ishte shtruar në spital pas komplikimeve të shkaktuara nga një apendiks i plasur dhe një zorrë, që kërkuan ndërhyrje urgjente kirurgjikale.

Foto: PA Wire

Këngëtarja kishte një karrierë gati 50-vjeçare, duke nisur në vitin 1976 me këngën “Lost in France”.

Përveç hitit botëror “Total Eclipse of the Heart”, ajo u bë e njohur edhe për “Holding Out for a Hero”, “It’s a Heartache” dhe “If You Were a Woman (And I Was a Man)”. /Telegrafi/

Foto: Reuters

Foto: Reuters