Me veturë goditi disa persona që qëndronin në park, Policia arreston të dyshuarin në Viti - pesë të lënduarit marrin tretman mjekësor
09/09/2025
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për vrasje të rëndë në tentativë në tentativë.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 21:25, ndërsa i arrestuari dyshohet se me veturën e tij ka goditur disa persona që ishin duke qëndruar në një park.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se me veturën e tij i ka goditur disa persona që ishin duke qëndruar në një park. Pesë persona kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.
Tutje, Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit i dyshuari të dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/


