Please enter at least 3 characters.

Me ushtrime trupore kundër plakjes

2016/01/f.0112103007598_m.jpg

Duke analizuar telomeret, shtesat mbrojtëse të kromozomeve të cilat ruajnë stabilitetin e ADN-së, hulumtuesit kanë pohuar se procesi i reduktimit të tyre në qelizat kyçe të sistemit imun është dukshëm më i ngadalshëm te personat e analizuar të cilët për disa vite janë marrë me aktivitete sportive.

Në hulumtimet e reja, të publikuara në revistën Circulation, janë gjetur edhe dëshmi se si aktiviteti trupor çon në aktivim të enzimës telomerazë, e cila ndihmon në stabilizimin e telomerëve./Telegrafi/