Më shumë raste aktive me coronavirus ka në komunën e Aerodromit
20/09/2020
Në 24 orët e fundit, janë kryer 1368 teste dhe janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Nga rastet e reja në Shkup janë 42, Kumanovë-19, Koçan-17, Prilep-16, Tetovë-14, Strumicë-13, Gostivar-11. Në qytete të tjera, u regjistrua një numër një shifror i pacientëve.
Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike, aktualisht rastet më shumë aktive ka akoma në Shkup - 598, pastaj në Kumanovë - 211, Tetovë - 170, Prilep, 138, Gostivar - 113, Strumicë - 108, Koçan - 98.
Nga komunat e Shkupit, rastet më shumë aktive ka në Aerodrom - 89, pasuar nga Qendra - 81, Gazi Baba dhe Karposhi - 74, Çair - 62, Kisella Vodë - 57./Telegrafi/


