Me librin “Poezi” nga Safoja, “Dukagjini” fiton “Çmimin At Gjergj Fishta” për përkthimin më të mirë
25/10/2024
Është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “At Gjergj Fishta” 2024, në Lezhë, për të përkujtuar 153-vjetorin e lindjes së poetit dhe shkrimtarit të madh shqiptar.Shtëpia botuese“Dukagjini”ka njoftuar se në këtë ceremoni është shpërblyer me çmimin për përkthimin më të mirë për librin “Poezi” nga Safoja, përkthyer nga Rudolf Marku.Ky libër është botuar në kuadër të kolanës “Klasikë” dhe është prej botimeve të fundit tështëpisë botuese “Dukagjini”, i cili do të prezantohet edhe në Panairin e Librit në Tiranë (13-17 nëntor).
Libri përbëhet nga një koleksion me poezi dhe fragmente poetike të poeteshës së madhe Safo, e cila vjen me një përkthim mjeshtëror, që synon të tingëllojë sa më e afërt me lexuesin e sotëm.Kjo ngjarje, e kthyer tashmë në traditë, u organizua nga Bashkia Lezhë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, duke pasur si synim ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare.

