"Më falni trajner, por mamaja ime ju adhuron prej vitesh" - Bellingham dhuron spektakël me Mourinhon dhe nënën e tij
Jude Bellingham ka fituar për herë të parë në karrierën e tij trofeun e Ligës së Kampionëve, në vitin e tij të parë si lojtar i Real Madridit.
Mesfushori i talentuar e fitoi trofeun në vendlindjen e tij në Angli, pasi finalja u zhvilluar në stadiumin ikonik Wembley.
Anglezi pas ndeshjes nunk i mbante lotët nga emocionet e mëdha, derisa për një moment ai është bërë viral edhe me gjestin e tij.
20-vjeçari ka shkuar ta marrë nënën e tij nga tribunat për të festuar në fushë, derisa u ndal me trajnerin legjendar Jose Mourinho për të diskutuar.
Bellingham i tha Mourinhos se duhet t'i bëjë një foto me nënën e tij, pasi ajo e adhuronte portugezin prej vitesh.
"Më falni për këtë, por mamaja ime ju ka adhuruar prej vitesh", i tha Bellingham trajnerit portugez Mourinho teksa i bënte një foto me telefon atij dhe nënës së tij.
Portugezi e mori me sporitivitet deklaratën e mesfushorit të Realit derisa shpërthyen të qeshurat.
Mourinho e përqafoi yllin madrilen dhe e uroi për paraqitjen në finale dhe trofeun e fituar.
Nuk mungoi edhe një shaka nga portugezi, duke i thënë Bellinghamit që të transferohet te Fenerbahce ku plasën të qeshurat. /Telegrafi/


