Please enter at least 3 characters.

Mbyllet pjesa e parë: PSG shënon herët, Arsenali zgjohet vonë

Arsenali dhe Paris Saint-Germain kanë mbyllur pjesën e parë  në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni, me francezët që shkuan në pushim me rezultatin 1-0. 

Francezët e nisën furishëm takimin, duke shënuar që në minutën e tretë, pas një kundërsulmi të menduar mirë.

Ousmane Demble luajti në krah te Kvitcha Kvaratskhelia, me gjeorgjianin që mori topin u fut në zonë dhe pasoi sërish te Dembele i cili më një goditje të bukur me të parën gjeti rrjetën e David Rayas për 1-0.

Kur pritej që Arsenali të këndellej, PSG radhiste rastet, me Desire Doue që ishte afër golit, por Raya bëri pritje të madhe.

Në minutën e 38-të, Arsenali këkroi penallti pas rrëzimit në zonë të Mikel Merinos, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.

Gabreil Martinelli i kishe dy raste të mira, fillimisht në minutën e 40-të gjuajti jashtë, ndërsa në minutën e 45-të, i vetëm me Gigi Donnarumman, nuk arriti të shënojë, me portierin italian që bëri pritje të madhe.

Gjysmëfinalja e parë e Ligës s Kampionëve ka nisur në mënyrën më të mirë për fansat e futbollit. /Telegrafi/