Mbrëmje spektakolare në Pejë (Foto)
Mbrëmë në Pejë është bërë hapja zyrtare e njërit prej klubeve më të mira në Kosovë www.bahce.club.
Të pranishëm ishin mbi 1500 mysafirë, të cilët me tingujt e muzikës live – të performuar nga NRG Band dhe Baboo Darabuka – kanë përjetuar si asnjëherë më parë një atmosferë unike.
Telegrafi ishte prezent në këtë hapje, ku ka marrë përshtypjet e të pranishmëve për këtë moment.
Gresa Zeka kishte ardhur nga Gjakova për këtë mbrëmje.
“Po më pëlqen tepër vendi. Nuk kam parë diçka të tillë më parë. Po ndihem mire”, ka thënë ajo.
Albani nga Tirana thotë se ambienti është tepër i bukur.
“Kemi clube edhe në Tiranë, por jam i befasuar nga ky vend”, ka thënë ai.
Ndërsa, Rea Shala nga Peja, me buzëqeshje në fytyrë thotë se në Pejë asnjëherë nuk ka kaluar më mirë se sonte.
Bahhce Club edhe sonte, e shtunë, do të ofrojë spektakël për qytetarët, ku live do të performojë grupi KAOS.


