Please enter at least 3 characters.

Mbappe po e vë nën presion PSG-në për të ardhmen

2019/12/kylian-mbappe-psg_l295yojjrj9k1k8uo643ifg3r.jpg

Kylian Mbappe raportohet se është i gatshëm që të largohet nga Paris Saint-Germian me të përfunduar ky sezon.

Sulmuesi francez është në dijeni për interesimin e madh të Real Madridit dhe nuk dëshiron ta lëshojë këtë mundësi.

Në verën e këtij viti raportohej nga mediat spanjolle se Mbappe kishte arritur marrëveshje personale me Los Blancos që të transferohet në verën e vitit 2020.

Por, PSG nuk dëshiron ta lëshojë aq lehtë 20-vjeçarin dhe po tenton ta blindojë me një klauzolë të lartë.

Mirëpo, fituesi i Kupës së Botës thuhet se ka refuzuar menjëherë atë dhe po mendon që të largohet në drejtim të Santiago Bernabeus për një shumë rreth 250 milionë euro.

Kështu, kampioni i Ligue 1 do të mbetet pa Mbappen, por që me shumë mundësi edhe pa Neymarin që e kërkon rikthimin te Barcelona. /Telegrafi/