Please enter at least 3 characters.

Mazda "thjeshton" logon

2024/07/Screenshot_40-7.png

Çdo kompani po e bën këtë veprim. Në vend të logove me teksturë, markat po e ndryshojnë pamjen e tyre duke ia përshtatur një epoke më moderne.

Mazda mund të jetë “viktima e fundit”.Një paraqitje e markës në Japoni tregon një logo të thjeshtuar.

Lajmi i mirë është se logoja e re nuk largohet shumë nga pamja aktuale e Mazda, përcjell Telegrafi.

Ajo ruan të njëjtën formë si ajo aktuale - të cilën kompania e ka përdorur që nga viti 1997 - me një "M" në qendër të një embleme rrethore.

Por, është e paqartë nëse kjo logo e re do të hyjë zyrtarisht në modelet e ardhshme të Mazda në SHBA,

Shumë nga konkurrentët e saj kanë përditësuar pamjen e tyre në vitet e fundit.

BMW thjeshtoi logon e saj, siç bënë Audi, Buick, Cadillac dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/