Matura, dalin rezultatet e matematikës
02/07/2011
Sipas të dhënave zyrtare, nxënësit janë paraqitur dobët në këtë provim ku plot 66.19 për qind kanë marrë notën pesë ose gjashtë, pra rreth 27 mijë nxënës. Gjitashtu rezulton se rreth 4.93 për qind nuk kanë arritur ta marrin këtë provim, që do të thotë se 2400 nxënës nuk do të mund të shkojnë në universitet. Përqindja e notave të larta, nëntë ose dhjetë ka qenë e ulët, 9.13 për qind.
Po të shtunën përfundoi edhe rivlerësimi i testeve për 400 maturantë të dyshuar për kopjim n ë provimin e letërsisë. Nga këta, 30 nxënës janë vlerësuar me notën 4, raportoi e përditshmja Panorama./Telegrafi/


