Please enter at least 3 characters.

Marchisio drejt Monacos

2018/08/ClaudioMarcho1.jpg
288:"FLORENCE, ITALY - MARCH 08: Claudio Marchisio of Juventus during the funeral of Davide Astori on March 8, 2018 in Florence, Italy. The Fiorentina captain and Italy international Davide Astori died suddenly in his sleep aged 31 on March 4th, 2018. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-futbollisti i Juventusit, Claudio Marchisio, thuhet se është i gatshëm të nënshkruajë me Monacon gjatë këtyre ditëve.

Mesfushori italian e ndërpreu kontratën me Bianconerët në javën e kaluar që ishte edhe një befasi e madhe për tifozët e kampionit italian.

Claudio Marchisio (Foto: Getty Images)

I lindur në Torino dhe i rritur në Akademinë e Juves, Marchisio e kishte kaluar gjithë karrierën te bardhezinjtë, pos një huazimi njëvjeçar te Empoli (2007/2008).

Duke qenë se në sezonet e fundit, Massimiliano Allegri i jepte shumë pak hapësirë, 32-vjeçari vendosi të largohej për të vazhduar karrierën diku tjetër.

Natyrisht se ai nuk do të dëshironte të luajë për një klub tjetër italian, prandaj për shërbimet e tij ishin interesuar klubet franceze (Nice dhe Paris Saint-Germain) dhe ato amerikane (Montreal Impact).

Claudio Marchisio (Foto: Getty Images)

Mirëpo, mediat italiane raportojnë se ai ndodhet në Monte Karlo, ku do të nënshkruajë me Monacon.

Në ndërkohë, gruaja e Marchisios, Roberta Sinopoli, ka publikuar një mesazh "të koduar" në rrjetet sociale, me përshkrimin: "Është më mirë t'u mungosh sesa të të tolerojnë". /Telegrafi/